Ylli i Manchester Cityt zbulon “takimin perfekt”: Haaland preferon gjërat e thjeshta NULL NULL 11.07.2026 23:26 11.07.2026 23:26 Ylli i futbollit, Erling Haaland, ka zbuluar se si duket një mbrëmje ideale me të dashurën e tij, Isabel Haugseng Johansen. Ndryshe nga pritshmëritë për restorante luksoze apo udhëtime të shtrenjta, sulmuesi norvegjez thotë se preferon gjërat e thjeshta. Haaland tregoi se takimi perfekt për të përfshin përgatitjen e darkës në shtëpi, lojërat elektronike dhe, herë pas here, kthimin në vendlindjen e tij Bryne për të porositur qebap. “Unë gatuaj darkën. Ndoshta asaj do t’i vijë pak turp që po e them këtë, por ajo i pëlqen videolojërat. Së bashku luajmë Minecraft. Ulemi, luajmë dhe ndërtojmë shtëpi e gjëra të tjera. Ose kthehemi në Bryne dhe porosisim qebap”, ka thënë Haaland, transmeton Klankosova.tv. Haaland dhe Isabel janë bashkë që nga viti 2021, por historia e tyre nisi shumë më herët. Të dy janë rritur në qytetin norvegjez Bryne, ku si adoleshentë ishin pjesë e klubit lokal të futbollit Bryne FK. Sipas Haaland, ishte pikërisht Isabel ajo që bëri hapin e parë, duke i dërguar një mesazh pasi të dy kishin luajtur në të njëjtin klub. Çifti u bë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2024, por vazhdon ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes së publikut. Ata nuk kanë zbuluar emrin e djalit dhe as nuk kanë publikuar fotografi të tij. Ndërsa Haaland prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të karrierës në futboll, Isabel ka ndërtuar gjithashtu një karrierë si modele dhe influencuese, duke ruajtur një ekuilibër mes jetës publike dhe asaj private.