“Shpifës, gënjeshtar e mashtrues ordiner”, opinionistet ‘godasin’ Labin (VIDEO) NULL NULL 13.02.2026 21:56 13.02.2026 21:56 Opinionistja e BBVK 4, Olta Gixhari ka qenë e ashpër ndaj Labit lidhur me fjalët e tij ndaj Elijonës, ku banoren e preku në familje. Gjatë Prime-it, Olta e quajti të pashpirtë konkurrentin, transmeton Klankosova.tv. “Të ta marri Elijona shpirtin, ku ta gjesh ti. Unë vetëm një fjalë kam për ty, ti përfundimisht je njeri i pashpirt”, u shpreh Olta. Hiç më e butë s’u tregua as Leonora Jakupi. “Pas dy muajve Labi e kuptoj që ti je ky i vërteti. Ai shpifësi, ai gënjeshtari, ai mashtruesi ordiner”, tha ajo.