Guardiola: Haaland nuk është gati për sfidën e radhës në FA Cup NULL NULL 13.02.2026 18:46 13.02.2026 18:46 Futbollisti Erling Haaland dhe trajneri Pep Guardiola Manchester City po përgatitet për sfidën e radhës në FA Cup, por në dyshim mbetet paraqitja e sulmuesit kryesor. Bëhet fjalë për Erling Haaland, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe kërkoi zëvendësim. Trajneri Pep Guardiola konfirmoi se norvegjezi nuk është plotësisht i gatshëm. “Erling Haaland nuk është 100 për qind, por do ta shohim sot se si ndihet. Doktori më tha se nuk është një problem i madh, por ai pati disa probleme gjatë ndeshjes kundër Fulham”, deklaroi Guardiola, transmeton Klankosova.tv City do të përballet me Salford City në raundin e katërt të FA Cup, të shtunën nga ora 16:00. Ndërkohë, klubi nga Manchesteri vazhdon të monitorojë tregun e transferimeve, me fokus të veçantë në përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes. /Klankosova.tv