Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën NULL NULL 25.06.2026 21:35 25.06.2026 21:35 Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë ish-fabrikës së miellit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar autorët e mundshëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit. /Klankosova.tv