Do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart (VIDEO) NULL NULL 25.06.2026 22:30 25.06.2026 22:30 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i partisë. Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai u ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë atyre që kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë. “Jo, more çfarë, as që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë as duart”, ka deklaruar Abdixhiku, raporton Klankosova.tv. Ai theksoi se do të vazhdojë të mbetet në krye të LDK-së për sa kohë që ka shumicën brenda partisë. “Deri sa të ekzistojë shumica, unë jam kryetari i LDK-së”, u shpreh ai.