Cili është kuptimi i këngëve që u dëgjuan në ceremoninë e inaugurimit? NULL NULL 08.04.2016 21:03 08.04.2016 21:03 Kur u tha se gjithçka është përgatitur në përpikëri për inaugurimin e Hashim Thaçit president, ishte menduar literalisht. Se edhe detajet u paramenduan deri në imtësi tregon programi muzikor i përzgjedhur për këtë ditë, njofton Klan Kosova. Fjalimi i gjatë i Thaçit fillimisht u pasua me këngën e muzikantit revolucionar John Lennon, Imagine. Por ajo çka e pasoj Imagjine ishte një klasike e famshme e cila flet për fatin dhe fuqinë e tij karshi pafuqisë së njeriut. “O Fortuna” është një poemë klasike e shkruar në shekullin 13 nga kompozitori gjerman Carl Orff, si pjesë e Fortuna Imperatrix Mundi. Kënga është një ankim në lidhje me fatin, i cili sundon, madje edhe mbi perënditë e burrat e zotë në mitologjinë greke. Një tjetër përformancë ishte edhe Vepra madhështore “The armed man”. Filarmonia e Kosovës përformoi edhe “Poeti dhe Fshatarja” nga Frans Supe, “Impresione folklorike” nga Krist Lekaj dhe “Unë Biri yt Kosovë”, nga Feim Ibrahimi dhe Valton Beqiri, që u këndua nga soprano Besa Llugiqi. Kronikë nga Lirim Mehmetaj.