Murseli kërkon nga gjykata t’ia mundësojë komunikimin me djalin NULL NULL 11.02.2026 10:22 11.02.2026 10:22 I dyshuari kryesor në vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka kërkuar që të komunikojë me djalin. Në seancën e sotme gjyqësore, gjyqtarja Fatime Dermaku tha se sa i përket kërkesës për komunikim me djalin janë në kontakt me autoritetet suedeze dhe janë në pritje të një përgjigjeje. “Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre”, tha ajo, njofton Klankosova.tv