Parashikimi i motit për ditën e mërkurë NULL NULL 11.02.2026 06:57 11.02.2026 06:57 Foto ilustruese. Parashikimi i motit Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët, megjithatë herë pas here priten edhe intervale me diell. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi të lehtë deri mesatare, prej 1 deri në 5 metra për sekondë. /klankosova.tv