Artisti që instalon dhoma të vogla në puset e Milanos NULL NULL 08.04.2016 15:11 08.04.2016 15:11 Të kemi një kulm mbi kokë është diçka që shumë prej nesh e marrim për të mirëqenë, përderisa miliona njerëz në bote janë të pastrehë. Qindra njerëz të cilët jetojnë nëntokë nëpër kanale në Bukuresht ishin inspirimi për instilacionet artistike të Biancoshock, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Titulluar “Borderlife” ( Jeta në kufi) kjo krijimtari, është e vendosur në vende të ndryshme në Milano, Itali. Artisti në fjalë ka krijuar dhoma të vogla në puset e Milanos dhe deri tani ato përfshijnë një dhome ndeje, banjë , dhe një kuzhinë. “Nëse disa probleme nuk mund të evitohen, bëni më të rehatshme”, ka thënë Biancoshock, duke vënë theksin mbi kushtet e dobëta të jetesës të njerëzve në mbarë botën. Biancoshock jeton në Milano dhe ka prodhuar shumë krijime të artit urban në të kaluarën, rreth 650 punime.