‘Ngujohet’ në ashensor një familje në Pejë, intervenojnë zjarrfikësit (VIDEO) NULL NULL 04.02.2026 07:33 04.02.2026 07:33 Të martën, një familje treanëtarëshe mbeti e bllokuar brenda ashensorit në një nga banesat në Pejë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tha se për lirimin e tyre është dashur intervenimi i zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në Klan Kosova, Daci tha se pos zjarrfikësve, në këtë rast është angazhuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës , i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, sipas Dacit, familja ka shpëtuar pa lëndime të rënda. Pos tjerash, pas publikimit të këtij rasti, qytetarët kanë kërkuar inspektim për objektet e reja banesore, pasi sipas tyre, këto raste nuk janë të rralla në Pejë.