Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 09:40 30.01.2026 09:40 Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e mbajtur nga Gjykata Speciale në gjimnazin “Xhevded Doda” në Prishtinë. Ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se e nëjta gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme dhe të padrejta duke iu referuar rastit të Salih Mustafës-Calit dhe atij të Pjetër Shalës. “Kjo gjykatë ka dhënë vendime të gabueshme, të padrejta, dhe tani që janë të plotfuqishme siç është rasti i Calit dhe Pjetër Shalës edhe vendimi për ne që na ka dënuar”. Haradinaj mes tjerash theksoi se problem i ligjëratës së Speciales ka qenë propaganda kundër UÇK-së. “Problemi ka qenë propaganda kundër UÇK-së, këto ligjërata nuk mund t’i bëjë askush pa marrë një leje”, shtoi ai.