Ngacmohet seksualisht një grua në Gjilan NULL NULL 28.01.2026 08:38 28.01.2026 08:38 Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30, transmeton Klankosova.tv. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.