Bie fasada e ndërtesës në Fushë Kosovë, lëndohet një person (VIDEO) NULL NULL 25.01.2026 22:41 25.01.2026 22:41 Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”, deklaroi ai për Klankosova.tv. I njëjti tutje përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar. “Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”, ka shkruar ai. E rrezikshme: Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë