Garnacho mund të jetë befasia e merkatos dimërore NULL NULL 21.01.2026 12:40 21.01.2026 12:40 Atletico Madrid po kërkon huazimin e anëtarit të Chelsea, Alejandro Garnacho. Sulmuesi 21-vjeçar argjentinas ka pasur një sezon të mirë në Londër, por nuk ka siguruar një vend titullari, andaj po kërkon më shumë minuta për tu përgatitur Botërorin e këtij viti. Chelsea pagoi mbi 40 milionë euro për të, por Garnacho dëshiron të luajë më shumë ndërsa Atletico Madridi e sheh si një mundësi për të forcuar sulmin. Sipas mediave spanjolle, Diego Simeone e ka miratuar idenë, ndërsa negociatat janë në fazë fillestare./klankosova.tv