“Ka ftohje”, shefi i OKB-së anulon udhëtimin në Davos NULL NULL 20.01.2026 14:28 20.01.2026 14:28 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka anuluar planet e tij për të marrë pjesë në takimin e Davosit në Zvicër. Atje, Guterresh ishte paraparë të mbante një fjalim të veçantë, tha të martën një zëdhënës i OKB-së. “Sekretari i Përgjithshëm, për fat të keq, është detyruar të anulojë pjesëmarrjen e tij në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ishte planifikuar për nesër, por ai ka një ftohje të keqe”, tha zëdhënësi i OKB-së, Rolando Gomez, në përgjigje të pyetjes së një gazetari.