Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarit Gil Manzano pas ndeshjes NULL NULL 19.01.2026 14:14 19.01.2026 14:14 Barcelona pësoi disfatën e tretë sezonale. Pas humbjes nga Sevilla 4-1 dhe nga Real Madridi 2-1, të dielën mbrëma, skuadra e strategut gjerman, humbi me të njëjtin rezultat edhe nga Real Sociedad, në një mbrëmje ku Barcelonës iu mohuan tre gola nga VAR-i. Trajneri Hansi Flick, ishte mjaftë i ashpër me referin, duke nisur nga gjyqtari kryesor Jesús Gil Manzano, dhe ata në dhomën e VAR-it. Ai shprehu paknaqësinë e tij me fjalë që nuk ishin dëgjuar më parë. “La Liga ka gjyqtarë të mirë… pastaj është ky tipi. Nuk dua të harxhoj më energji duke folur për të. Para ndeshjes po lexoja disa komente dhe të gjithë e dinë si është. Të gjithë e panë çfarë bëri. Frenkie tha që është arrogant dhe kishte të drejtë. Këta janë të njëjtit që na bënë këtë edhe sezonin e kaluar, apo jo? Edhe në dhomën e VAR-it? Punë e mirë,” deklaroi Flick pas ndeshjes.