Maroku “josh” Andres Iniestën NULL NULL 19.01.2026 13:03 19.01.2026 13:03 Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar në Rabat për të ndjekur finalen e Kupës së Afrikës mes Marokut dhe Senegalit, një sinjal i qartë i interesimit serioz. Edhe pse roli i tij ende nuk është përcaktuar, Iniesta mund të përfshihet në stafin teknik ose drejtimin sportiv, falë përvojës së tij të jashtëzakonshme. Në moshën 41-vjeçare, ai ka shprehur dëshirën për të mbetur i lidhur me futbollin edhe pas karrierës si lojtar. Maroku, që synon të organizojë Botërorin 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, e sheh Iniestën si figurë kyçe për projektin e tij afatgjatë.