Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit NULL NULL 19.01.2026 12:25 19.01.2026 12:25 Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në afatin kalimtar veror. Chelsea kërkon një shifër shumë të lartë për 25-vjeçarin, pasi në vitin 2023 pagoi mbi 120 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica. Megjithatë, e ardhmja e Enzos në Stamford Bridge mbetet e paqartë dhe Real Madridi po e monitoron nga afër situatën.