Si është të luash futboll në Ukrainë? Flet Baton Zabërgja (VIDEO) NULL NULL 18.01.2026 23:33 18.01.2026 23:33 Futbollisti Baton Zabërgja, në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, ka rrëfyer përvojën e tij të të luajturit futboll në Ukrainë, një vend që vazhdon të përballet me luftë. Ai ka folur për sigurinë dhe kushtet e lojës, duke theksuar se realiteti në terren është ndryshe nga ajo që shpesh paraqitet në media. “Për momentin gjendemi në Spanjë, do të rrimë rreth një muaj. Në fillim kur pata ofertën kisha dyshimet e mia. Mirëpo mora informata, dhe e pashë që nuk është gjendja qysh tregohet për media. Djhe atje futbolli shijohet dhe luhet në mënyrë të rregullt”, tha Zabërgja. Ai shtoi se që nga muaji gusht ndodhet në Ukrainë dhe se nuk ka pasur asnjë situatë shqetësuese gjatë qëndrimit të tij atje. Ndiqeni videon për më shumë detaje: