Juventusi bën “pazar” në Spanjë NULL NULL 13.01.2026 11:35 13.01.2026 11:35 Reparti defanziv, kërkesa kryesore e Juventusit. Pas nënshkrimit të Jonathan David në afatin kalimtar të verës, Juventusi e ka pëlqyer lojën dhe po përqendrohet te lojtarët e lirë. Emri në radarin e menaxhmentit të Juventusit është Oscar Mingueza, një mbrojtës i krahut i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës në një mbrojtje me tre ose katër lojtarë. Ish-lojtari i Barcelonës tani është te Celta Vigo, me kontratën e tij që skadon në qershor 2026, është objektivi i radhës i Juventusit, që e dëshiron menjëherë ta kryej marrëveshjen me lojtarin, në mënyrë që të mposht konkurrentët tjerë, sepse jo pak skuadra duan shërbimet e tij.