Eneda kërkon përkrahjen e kosovarëve për Eurovision NULL NULL 06.04.2016 13:09 06.04.2016 13:09 Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Eneda Tarifa gjatë një konference për media të mbajtur sot në Prishtinë ka kërkuar përkrahje për Festivalin e Eurovisionit i cili mbahet këtë vit në Stokholm të Suedisë. Prezent në këtë konferencë ishin edhe Drejtori i RTK-së Mentor Shala dhe ai Radio Televizionit Shqiptar Martin lekaj të cilët i ofruan këngëtares mbështetje institucionale, njofton Klan Kosova. Tarifa turin e saj e filloi në Kosovë, ndërsa do të vazhdojë në Holandë, Izrael, Angli, Maqedoni dhe vende të tjera. Ndryshe, gjysmëfinalet në Festivalin Evropian të Këngës mbahen më 10 dhe 12 maj, kurse finalja do të organizohet dy ditë më vonë më 14 maj.