Pse po çmendemi pas bukës me lëng?! NULL NULL 06.04.2016 12:28 06.04.2016 12:28 Deri vonë, buka me lëng, është konsideruar si njëri nga ushqimet më të dobëta që kanë konsumuar shqiptarët. Madje, ky kombinim i thjeshtë, është vlerësuar si “hae” e fukarenjve. Por, gjërat kanë ndryshuar për të mirë, në lidhje me këtë mëny “të zbehtë” të shqiptarëve. Sidomos pas luftës e këndej. Ky kombinim tashti po konsiderohet si dicka që ka të bëjë me kthimin në traditë të ushqyerit shqiptar, sidomos në pjesën kosovare të kombit. Buka me lëng, e diku-diku edhe me pak spec, mundësisht djegës, si njëfarë ushqimi i parë, para pjatës kryesore, është bërë pothuajse e pazëvendësueshme gjithandej vendit. Kulaqi i sapo dalë nga furra, i shoqëruar me produktin e bardhë të qumështit, mundësisht nga ai që bëhet si dikur nëpër katunde, po zë vend në tavolinat e shumë restoranteve. “Nëse ne nuk e servojmë këtë ushqim tradicional – lëngun me speca dhe bukën e nxehtë, atëherë numri i klientëve bie dukshëm. Askush nuk vjen ta vizitojë restorantin”, thotë për Klan Kosovën Besim Bajrami, kuzhinier te “Milenium” në Orllan të Podujevës. Por si ndodhi ky ndryshim në shije, që e shndërroi bukën me lëng, nga një ushqim varfnjakësh, në një dicka pa të cilën rrallëkush e nis pjatën kryesore. “Diçka e tillë kërkohet përshkak të traditës së madhe e cila gjendet tash e sa kohë në Prizren por edhe në gjithandej ku ka shqiptarë”, i deklaroi Klanit, Besim Shkreli, pronar i restorantit Besimi-Beska në Prizren. Buka me lëng po që ka shije, sidomos kur ata që e hanë janë të uritur. Por, cfarë vlerash ushqimore ka ky kombinim, nuk dihet. Ende nuk është bërë ndonjë hulumtim për efektin në shëndetin e atyre që e konsumojnë. ‘’Lëngu me speca është ushqim natyral, prandaj si mund të themi që ky ushqim yni tradicional, por edhe natyral, nuk është i shëndetshëm?”, pyet me habi kuzhinieri i një restoranti me emër në Kosovën qendrore. Kërkesa për bukë e lëng po e rivalizon peshkun, një ushqim tjetër që u shpik pas luftës, e i cili, po ashtu, po bëhet i rëndësishëm për mënynë e shumë kosovarëve. Megjithatë, i pari është para të dytit. “As peshqit nuk janë më të kërkuar se lëngu me speca dhe buka e nxehtë e gatuar”, insiston Bajrami, kuzhinier në Milenium”. E pos peshkut, buka me lëng ka lënë në hije edhe atë që deri vonë është konsideruar si ushqimi kryesor tradicional i shqiptarëve – flija, njofton Klan Kosova.