Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeziu: Albini do të reflektojë dhe do të bashkëpunojë me opozitën (VIDEO)

NULL NULL
30.12.2025 19:07

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur rreth procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai deklaroi se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të reflektojë dhe do të bashkëpunojë me opozitën.

“Unë mendoj që Albin Kurti, ka për të reflektuar sa kam dëgjuar. Do të reflektojë dhe do të bashkëpunojë me opozitën. Presidenti/ja sipas mendimit tim do të jetë një përfaqësues i opozitës, neutral”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Jam shumë i bindur se ka reflektuar në këtë drejtim se i ka parë gabimet e veta”, theksoi ai.

lajme të ngjashme