Arsenali fiton me dy autogolat e Wolves-it NULL NULL 13.12.2025 22:59 13.12.2025 22:59 Arsenali ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Wolvesit në xhiron e 16-të të Premier Ligës. Të tre golat i shënoi vendi i fundit në tabelë, Wolves. Fillimisht, Topcinjtë kaluan në epërsi kur portieri Sam Johnstone shënoi autogol në minutën e 70-të. Më pas, Wolvesi befasoi liderët kur gjeti golin në minutën e 90-të përmes Toluwase Arokodare-s. Mirëpo, sërish një autogol, kësaj radhe i Yerson Mosqueras në minutën e katërt shtesë, solli epërsinë e Arsenalit, e me të edhe fitoren. Me këto tri pikë, Arsenali zë vendin e parë me 36 pikë, pesë më shumë se Manchester City por që ka një ndeshje më pak.