Trepça e mposht Pejën me 15 pikë epërsi NULL NULL 04.12.2025 22:21 04.12.2025 22:21 Trepça e ka fituar derbin e basketbollit kundër Pejës në “Karagaç”. “Minatorët” fituan me rezultat 67:82, ku skuadra mitrovicase i fitoi tre çerekë të ndeshjes (18:24, 21:22, 23:18, 5:18). Në super derbin e zhvilluar në Pejë, u zhvillua një super ndeshje, me mitrovicasit që ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit për të fituar me 15 pikë dallim. Cesare Edwards kishte 17 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Seketoure Henry debutoi me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime. Peja ka gjashtë fitore e dy humbje, ndërsa Trepça pesë fitore e dy humbje.