Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi bëhet asistuesi më i mirë në historinë e futbollit, dërgon Inter Miamin në finale të MLS

NULL NULL
30.11.2025 12:02

Lionel Messi ka shkruajtur sërish historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas asistoi në fitoren e thellë të Inter Miamit 5-1 këtë mesnatë ndaj New York Cityt.

Messi me asistimin për Silvettin, arriti shifrën e 405 asistimeve në karrierë, duke parakaluar legjendën hungareze Ferenc Puskas.

Ndërkaq, Inter Miami arriti finalen e MLS Cup në një ndeshje ku shkëlqeu Tadeo Allende me 3 gola.

Kundështar i skuadrës se Messit në finale do të jetë Vancouver Whitecaps ku aktivizohet Thomas Muller, skuadër e cila mposhti 1-3 San Diegon.

Finalja e këtij edicioni të MLS, Inter Miami-Vancouver Whitecaps do të luhet të shtunën në orën 20:30. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme