Një vit pas sulmit në Ibër-Lepenc, ende asnjë aktakuzë e ngritur NULL NULL 29.11.2025 12:38 29.11.2025 12:38 Një vit më parë ndodhi shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili nga institucionet e Kosovës u konsiderua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia. Megjithatë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe hetimet nuk kanë përfunduar, sipas ekspertëve ligjorë, për shpërthimin që ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës, në Zubin Potok. Ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, e as nuk ka hetime të përfunduara, thonë ekspertë ligjorë për shpërthimin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës të Zubin Potokut. “Prokurori kompetent është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, brenda afateve të arsyeshme ligjore”, tha Pokuroria Speciale për Kosovapress. Pas këtij incidenti, ishte bërë e ditur se për hetimin e këtij rasti janë përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI). Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se aktualisht në paraburgim janë vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë vëllezër. Sulmi në Ibër-Lepenc – pasojat, hetimet dhe përfshirja e mundshme e Serbisë “Ky është një akt terrorist për ne. Është hedhur një mjet shpërthyes në infrastrukturën e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. Është dëmtuar kanali kryesor që furnizon me ujë kompanitë ujësjellëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës”. Këto ishin deklaratat e para të Faruk Mujkës, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit që sapo lamë pas kur në kanalin kryesor të ujit të kësaj ndërmarrjeje në fshatin Varagë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim. Ndonëse ishin momentet e para pas sulmit, shpejt u kuptua se sfida më e madhe ishte furnizimi me ujë i KEK-ut, por edhe i disa qyteteve. Fjala ishte për dy Mitrovicat, Obiliqin, Drenasin, Skënderajn, Vushtrrinë, Fushë-Kosovën dhe një pjesë të Prishtinës. Punëtorët e Ibër-Lepencit kishin dalë në numër të madh në Varagë me qëllimin që sa më parë t’i dilnin në ndihmë KEK-ut, korporatë e cila shfrytëzon ujin e Ibër-Lepencit për ftohjen e turbinave. Aty dolën edhe forca të shtuara të policisë, por edhe pjesëtarë të ushtrisë amerikane që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it. Në orët e para pas sulmit, në vend të ngjarjes dolën edhe zyrtarë shtetërorë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Faruk Mujka, drejtor i “Ibër-Lepencii”. Sulmi në Ibër-Lepenc – pasojat, hetimet dhe përfshirja e mundshme e Serbisë Shpërthimi në Ibër-Lepenc: 11 muaj nga sulmi në Varagë, s’ka aktakuzë (VIDEO)