Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi NULL NULL 27.11.2025 09:37 27.11.2025 09:37 Ejup Maqedonci Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës. Përmes një videoje në Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri, transmeton Klankosova.tv. “Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci. Pos tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër vite. Maqedonci lëvdoi të gjithë ushtarët që sipas tij, janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre.