Gjykata Supreme pritet të unifikojë vendimet për udhëtimin e fëmijëve (VIDEO) NULL NULL 26.11.2025 23:17 26.11.2025 23:17 Nëse Qendrat për Punë Sociale i kalojnë kompetencat tek gjykatat, e gjykatat i kthejnë përsëri te QPS-të, kush duhet të marrë vendim për dhënien e pëlqimit që një fëmijë të udhëtojë jashtë vendit me njërin prind, kur mungon pëlqimi i prindit tjetër? Avokatja, Bedrie Rexhepi, vlerëson se gjykatat kanë të drejtë të merren me këto raste. “Nëse nisemi nga praktika e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, gjykata ka të drejtë. Gjykata ka gjithmonë të drejtë me ndërhy në ato raste apo në ato situatë kur e sheh që është interesi më i mirë i fëmijës sepse gjykata nuk mund të jetë bashkëkryerës me një palë, me një prind ose me një person i cili për arsye ose inate personale refuzon të lëshojë një pëlqim. Nuk mundet me qenë vullneti i njërit prind i cili refuzon dhënien e pëlqimit për pajisje me pasaporta ose udhëtim jashtë vendit i barasvlershëm me interesin më të mirë të fëmijës”, thotë ajo. Arrita Rezniqi, Udhëqesëse e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë për misionin MAT në Klan Kosova se “interesi më i mirë i fëmijës është gjithmonë që të arrij ti realizoj të drejtat që i takojnë”. “Kjo nënkupton”, vazhdon Rezniqi, “që përderisa nuk ka arsye të cilat do të qonin në kufizimin e një të drejte të caktuar në këtë rast të prindit për me udhëtu me fëmijën jashtë vendit, nuk duhet edhe me ekzistu kufizimi i tillë që të mos lejohet. thjeshtë sepse mund të jetë një mospajtim në mes të prindërve, assesi nuk duhet të ndodhë një kufizim i të drejtave të fëmijës ose edhe të prindit që të udhëtoj me të për këto arsye, përveç nëse ka arsye specifike, shumë konkrete, të cilat në realitet do të bënin që të cenohej mirëqenia e fëmijës në momentin e daljes jashtë vendit me atë fëmijë, vetëm në ato raste mund të bëhet kufizimi, por edhe kjo duhet të bëhet me vendim të qartë, duhet të zhvillohet një procedurë, në kuadër të së cilës vlerësohen të gjitha rrethanat dhe pastaj të ketë vendim marrje mbi bazën e një arsyetimi të qartë ku do të tregohej qartazi pse refuzohet dhënia e pëlqimit për udhëtimin jashtë vendit, por jo apriori të ketë një refuzim të tillë për shkak se nuk po arrihet të gjendet një marrëveshje e caktume në mes të palëve”. Rezniqi, vlerëson se për këtë situatë duhet të krijohet një unifikim i vendimeve. Sipas saj, një qasje e tillë do të shërbente si udhëzues për rastet e pazgjidhura, të cilat ende nuk janë denoncuar në organet përgjegjëse, për shkak të amullisë aktuale. “Në parim, me aq sa kemi arritë të identifikojmë me punën tonë në monitorim të sistemit gjyqësor, aktualisht nuk duket q ëka një numër shumë të madh të rasteve të paraqitura në gjykatë, të kësaj natyre, që do të thotë nuk ka vendim marrje të madhe të këtij lloji. Lëmi arritë që të marrim shqetësime prej palëve ose prej rasteve të caktuara ku ka pas siuata ku thjeshtë gjykata nuk e ka konsideru si kompetencë të saj njëjtë siç nuk e ka konsideru as qendra për punë sociale, por ka pas raste që na është thënë se ka mendime edhe brenda gjyqësorit se kjo po, është kompetencë e gjyqësorit që të vendoset në këto situata, prandaj për me pasë një thjeshtësi sa më të mirë të kësaj situate duhet të ndërmerren hapa konkret në mënyrë që të qartësohet qartë situata nëse palët kanë të drejtë ti drejtohen institucioneve gjyqësore për realizimin e kësaj të drejte sepse mund të jetë edhe një arsye fakti se pse ende nuk ka numër të madh të këtyre rasteve në gjykatë pikërisht fakti që ju thuhet se nuk është gjykata kompetente, përderisa kjo çështje është një prej atyre kontesteve statusore në të cilat në parim gjyqësori do të duhej ti shqyrtohnte, ti trajtonte si situata në mënyrë që të mos hezitojnë që ti dejtohen gjykatës, palët”. “Edhe pse mun dtë ketë mendime të ndryshme për këtë situatë nuk e di nëse ka realisht një kërkesë prej gjykatave, gjyqtarëve, drejtuar gjykatës supreme për të nxjerrë qoftë një mendim juridik apo një qëndrim të caktum, ose një formë tjetër për adresimin e kësaj çështje por gjithsesi konsideroj që është e domosdoshme që kjo situatë të analizohet s amë shpejtë me kujdes në mënyrë që të qartësohet për të gjithë akterët brenda institucioneve gjyqësore dhe thjeshtë të ketë një unifikim të qartë e të duhur të kësaj praktike kështu që qytetarët, në veçanti fëmijët, të kenë siguri juridike, qasje të barabartë dhe të ketë zbatim të ligjit njësoj për të gjithë. E jo të vimë në situata ku diku mund të vendoset nga gjykatat për një situatë të tillë e diku tjetër të thuhet se gjykata nuk është kompetente apo thjeshtë udhëzohet në rrugë të tjera të cilat pastaj prapë e kthejnë dhe u thonë se nuk jemi kompetentë dhe mbetet si një situatë që në dukje të parë për palët vetëm bëhet barrë shtesë dhe duhet si situatë pa zgjidhje”, thotë Rezniqi për Klan Kosova. Pikërisht këtë që kërkoi të bëhej Arrita Rezniqi, udhëheqësja e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas në IKD, planifikon ta realizojë Gjykata Supreme. Në pyetjen e ekipit të emisionit MAT rreth këtyre zhvillimeve, Fejzullah Rexhepi, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, u përgjigj me shkrim dhe deklaroi se Gjykata Supreme ka nisur përgatitjet për nxjerrjen e një mendimi juridik lidhur me trajtimin e dhënies së pëlqimit për udhëtimin jashtë vendit të fëmijëve me prindër të divorcuar dhe pa bashkëpunim, duke pasur parasysh gjithmonë interesin më të mirë të fëmijës. “Duhet theksuar se Gjykata Supreme në vitin 2025 ka intensifikuar aktivitetet e saj në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore. Në këtë kontekst përveç tjerash ka organizuar disa punëtori, ku pesë nga to kanë qenë me gjykata themelore nëpër regjione dhe një me Gjykatën e Apelit, dhe një nga çështjet e adresuara ka qenë edhe rastet e paraqitura që kanë të bëjnë me kërkesa për dhënien/mos dhënien e pëlqimit të njërit prind, për fëmijën që jeton me prindin tjetër (me vendim të gjykatës), për të udhëtuar jashtë vendit qoftë për nevoja familjare, shëndetësore apo turistike, pas zgjidhje së martesës së prindërve. Për Gjykatën Supreme çështja e adresuar nuk trajtohet si fenomen, mirëpo dinamika në rritje e rasteve të paraqitura që kanë të bëjnë me kërkesa për dhënien / mos dhënien e pëlqimit të njërit prind, për fëmijën që jeton me prindin tjetër (me vendim të gjykatës), për të udhëtuar jashtë vendit qoftë për nevoja familjare, shëndetësore apo turistike, pas zgjidhje së martesës së prindërve, ka ndikuar që të ketë praktikë jo unike, pra për gjendje faktike dhe juridike esencialishtë të njëjtë nga gjykata e instancave me të ulëta kemi vendimmarrje ndryshe. Mirëpo Gjykata Supreme, ka vlerësuar se nxjerrja e mendimit juridik, për çështjen e adresuar do t’i kontribuojë në radhë të parë unifikimit të praktikës gjyqësore, vendosjes së standardit të ligjshmërisë në vendimmarrjen gjyqësore për çështjen e ngritura. Kjo për arsye se përmes standardizimit të praktikës gjyqësore ndikohet në ligjshmërinë e vendimmarrjes, që për çështje faktike dhe juridike esencialishtë të njëjtë, të kemi zbatim unike të ligjeve të aplikueshme (procedurale dhe materiale), ngritjen e cilësisë në vendimmarrje, efikasitetin dhe besueshmëri e publikut në gjykata”, ka theksuar Fejzullah Rexhepi, Kryetar i Gjykatës Supreme në Kosovë. Sipas Gjykatës Supreme, ky mendim juridik do të publikohet jo më vonë se fundi i muajit janar të vitit të ardhshëm. “Gjykata Supreme ka filluar përgatitjet për nxjerrjen e mendimit juridike, tani është në fazën e diskutimit për çështjet e theksuara, dhe pas analizës dhe hartimit draft propozimi duhet të paraqitet në Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme, për aprovim. Duhet theksuar se në parim është konkluzion i Gjykatës Supreme, se gjykata e rregullta kanë kompetencë lëndore, për të vendosur në rastet e paraqitura që kanë të bëjnë me kërkesa për dhënien / mos dhënien e pëlqimit të njërit prind, për fëmijën që jeton me prindin tjetër (me vendim të gjykatës), për të udhëtuar jashtë vendit qoftë për nevoja familjare, shëndetësore apo turistike, pas zgjidhje së martesës së prindërve. Mirëpo në detaje çështjet e adresuara do të pasqyrohen përmes mendimit juridik. Po ashtu duhet theksuar se Gjykata Supreme ka në prioritetet e saj, që ky mendim juridik duhet të nxirret me se largu deri në fund të muajit janar 2026”, ka përfunduar Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, përgjigjet që kishte dedikuar për emisionin MAT në Klan Kosova. Derisa ky mendim i Gjykatës Supreme të hyjë në praktikë, rastet e shumta si ajo e Shqipes dhe vajzës së saj duhet të presin. Ata presin padrejtësisht për të fituar një nga të drejtat themelore të njeriut, të jetojnë lirshëm dhe të vendosin vetë se ku duan të jenë. “S’ka drejtësi për mu”, thotë nën lot Shqipja”, “por kam me luftu deri në fund edhe besoj që kam me ja arritë qëllimin me luftë. Që kam me bë për cikë”. Ndërkohë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë këtij viti janë regjistruar: 124 shkurorëzime në janar, 141 në shkurt, 123 në mars, 140 në prill, 113 në maj, 135 në qershor, 177 në korrik, 97 në gusht dhe 133 në shtator. Të dhënat për muajt e mbetur do të publikohen në vijim. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 146 shkurorëzime.