Spektaklet televizive: BBVK këmben banorë me Grande Fratello (VIDEO) NULL NULL 25.11.2025 20:29 25.11.2025 20:29 Prime-i i tretë i spektaklit më të ndjekur në trojet shqiptare, Big Brother Vip 4, solli emocione të forta dhe surpriza të papritura. Një nga momentet e veçanta të spektaklit të së hënës ishte njoftimi për bashkëpunimin me Grande Frattello, i pari i këtij lloji në historinë e programeve shqiptare. Përveç brenda në shtëpinë më të famshme emocionet depërtuan edhe përtej saj. Ishte ky rrëfimi i banores më të re në moshë, Elijonës, që përloti gjithë shqiptarët anë e kënd me historinë e saj tragjike. Në prajmin e tretë të Big Brother Vip Kosova 4, mbrëmjen e së hënës, 18-vjeçarja tregoi sesi humbi njëkohësisht nënën dhe motrën në aksident. Andaj, përveç lotëve këtu u dha edhe një mesazh. Momentet kulminante shkuan edhe më tej kur erdhi koha e nominimeve të cilat e bënë garën edhe më të nxehtë. Me këso dinamika, supriza, adrenalinë e tensione të mëdha u shoqërua show kryesor në shqiptari duke arritur të thejë rekorde shikueshmërie brenda 24 orëve. Ndiqeni kronikën për më shumë: