Gjyqi i dytë i Thaçit synon të nisë 3 muaj më herët sesa kërkoi mbrojtja NULL NULL 19.11.2025 16:04 19.11.2025 16:04 Gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me rastin për administrimin e drejtësisë, mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij. Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, bën të ditur se ky gjyq pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë nga 2 marsi 2026 e tutje, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Klankosova.tv