Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sylvinho: Krenar me lojtarët si luajtën ndaj Anglisë

NULL NULL
16.11.2025 21:24

Sylvinho ka thënë se ndihet krenar me paraqitjen e sotme të Shqipërisë ndaj Anglisë, në kualifikimet e Kupës së Botës.

Sidoqoftë, shqiptarët pësuan 0–2 në shtëpi nga Tre Luanët.

“Një ndeshje shumë e mirë nga skuadra jonë. Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të fortë, e cila synon të fitojë Kupën e Botës ose të shkojë të paktën në gjysmëfinale apo finale”, ka deklaruar Sylvinho për Klan Kosovën dhe Artmotion.

“Kemi qenë shumë mirë të organizuar dhe kemi qenë në lojë deri rreth minutës së shtatëdhjetë. U kam thënë lojtarëve se jam shumë krenar për ta.”

lajme të ngjashme