Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anglia fiton duelin e më të mirave të grupit

NULL NULL
16.11.2025 17:59

Anglia ka fituar në “Air Albania” ndaj Shqipërisë me rezultat 0-2 falë dy golave të Harry Kane-t.

Shqiptarët u mbajtën mirë, madje patën rastet e veta, por në pjesën e dytë, ylli i Bayern Munchenit doli në pah me dy golat e tij në minutat 74’ dhe 82’.

Me këto tri pikë Anglia mbyll kampanjën për kualifikim në Botëror me tetë fitore nga tetë ndeshje, në vendin e parë me 24 pikë.

Shqipëria në anën tjetër, ka siguruar Playoff-in duke ruajtur vendin e dytë me 14 pikë.

__________________________________________________________________________________

90+5‘ Mbyllet takimi. Anglia ikën me tri pikë nga “Air Albania”.

90+3‘ Lëndohet Armando Broja. Detyrohet të lë fushën.

90′ Pesë minuta shtesë jepen nga gjyqtari.

84′ Zëvendësim te Shqipëria. Del Qazim Laçi e futet Adrion Pajaziti. Në anën tjetër, del Jude Bellingham e futet Morgan Rogers.

82′ Sërish Kane, Anglia dyfishon epërsinë ndaj Kuqezinjve

80′ Karton i verdhë për Jude Bellinghamin te Anglia.

76′ Sërish zëvendësim i dyfishtë te Anglia. Dalin Jarred Bowen dhe Adam Wharton, e futen Marcus Rashford dhe Elliot Anderson.

75′ Futet Armando Broja. Del Nedim Bajrami te Shqipëria.

74′ Harry Kane ndëshkon Shqipërinë. Realizon pas rivënies nga këndi.

70′ Naser Aliji pëson dëmtim te Shqipëria.

67′ Mundësi e madhe për Shqipërinë, por Dean Henderson ia heq Nedim Bajramit topin në mometin e fundit.

62′ Largohen Eberechi Eze dhe Declan Rice te Anglia. Futen Bukayo Saka dhe Phil Foden.

57′ Eberechi Eze godet thellë në zonë, por Strakosha reagon sërish.

51′ Rast i madh për Arbër Hoxhën, mbron Henderson.

46′ Nis pjesa e dytë midis Shqipërisë dhe Anglisë.

45′ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania. As Shqipëria, as Anglia nuk arrijnë të shënojnë gol.

39′ Adam Wharton ndëshkohet me karton të verdhë te anglezët.

37′ Super pritje nga Strakosha. Ia mohon golin Harry Kane-t.

31′ Korner për Shqipërinë, por asgjë konkrete.

26’ Hysaj është larguar nga ndeshja për shkak të lëndimit. Ivan Balliu ka zënë vendin e tij

18′ Elseid Hysaj “dridh” Anglinë me goditjen nga distanca.

15′ Ylber Ramadani merr karton të verdhë te Shqipëria.

12′ Korneri i dytë për Anglinë. Vazhdon inciativa e Tre Luanëve.

4′ Anglia provon e para. Strakosha mbron goditjen.

1′ Nis ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania”.

________________________________________________________________

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë për kualifikimet në Kupën e Botës ka filluar.

Ajo po emetohet në Klan Kosova dhe Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion.

lajme të ngjashme