“Fitoreeeeeee!”, Osmani uron Dardanët për Playoff-in në Botëror NULL NULL 15.11.2025 22:47 15.11.2025 22:47 Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e sotme në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Osmani në një postim në Facebook ka shpërndarë fotografinë e futbollistëve derisa shihen duke festuar. “Fitoreeeeeee!”, ka shkruar Osmani në postimin e saj. Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2. Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire. Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të. Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro. /Klankosova.tv