Arbër Hoxha luan nga fillimi kundër Andorrës NULL NULL 13.11.2025 19:08 13.11.2025 19:08 Anësori shqiptar, Arbër Hoxha do të startojë me “Kuqezinjtë” në ndeshjen ndaj Andorrës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku. “Ekskluzive: Arbër Hoxha luan nga fillimi kundër Andorrës Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja”, shkroi Sadiku. Ndryshe, sot u bë e ditur se Arbër Hoxha ka zgjatur kontratën me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vitit 2029, si shpërblim për formën e shkëlqyer në fillim të sezonit. 27-vjeçari do të përfitojë rreth 500 mijë euro në vit, ndërsa rinovimi pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi. /Klankosova.tv