Kjo mund të jetë nusja më me fat! NULL NULL 30.03.2016 20:10 30.03.2016 20:10 Djali i manjatit rus Mikhael Gutseriv, 26 vjeçari Said është martuar me studenten 20 vjeçare Khadija Uzhakhovs përmes një ceremonie luksoze që sipas zërave i ka kushtuar çiftit 1 miliard dollarë. Dasma ekstravagante u zhvillua me performanca nga Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias në restorantin e Moskës, Safisa. Fustani i nuses prej 246 mijë paund u importua direkt nga Parisi dhe duke qënë se peshonte 11 kg dhe kishte bisht të gjatë, Khadijës iu desh ndihma e disa njerëzve që të ecte e të ngjiste shkallët. Pamja e saj u kompletua me kurorë e varse me diamantë. Said Gutseriv ka mbaruar studimet në universitetin Harrow dhe Oksford të Britanisë së Madhe ndërkohë që gruaja e tij vazhdon studimet për stomatologji në Universitetin e Moskës. Sipas Forbes, babai i tij, manjat i vajit dhe medias, zotëron një pasuri prej 6.2 miliardë dollarësh./ oranews