Prishtinë: E rrahu fizikisht, vajza e mitur e raporton babain në polici NULL NULL 11.11.2025 08:54 11.11.2025 08:54 Një vajzë e mitur ka raportuar babain e saj në Polici, nën dyshimin se ai e ka rrahur fizikisht. Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në kryeqytet, ditën e diel, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.