Me 30 veta, Kurti ecën nëpër sheshin e Vushtrrisë me Mehollin dhe Tahirin NULL NULL 09.11.2025 14:09 09.11.2025 14:09 Foto nga Klan Kosova Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli e partnerin e tyre të koalicionit nga LDK, Xhafer Tahiri, në ditën kur po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve atje. Siç raporton gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, Kurti, Meholli e Tahiri arritën në qendrën e votimit bashkë me rreth 30 persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv. “Në Vushtrri atmosfera është e qetë, qytetarët kanë dalë dhe po dalin gjithmonë e më shumë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës”, tha Tahiri. Tutje, ai bëri të ditur se deri më tani, në Vushtrri të drejtën e votës e kanë ushtruar rreth 14 për qind e qytetarëve.