Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja nesër në garë për balotazh, maten Muhaxheri dhe Kelmendi (VIDEO)

NULL NULL
08.11.2025 18:54

Në Pejë është një ditë vikendi e qetë, kur të gjithë qytetarët janë duke vazhduar me punët e tyre të përditshme, nuk është vërejtur ndonjë tubim zgjedhor apo elektoral.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në garë janë Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Taulant Kelmendi i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Bellagoshi, e cila do të qëndrojë atje për balotazh, ka raportuar se gjatë fushatës zgjedhore në Pejë më së shumti ka qarkulluar një deklaratë që e kishte bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi duke ofenduar Gazmend Muhaxherin. Kurti kishte thënë: “Pejanët të dielën duhet të votojnë një Kelmend me mend, e jo një Muhaxher me sherr.”

Sipas Bellagoshit, fushata në 30 ditëshin e zgjedhjeve lokale ka qenë më e zbehur se ajo në zgjedhjet nacionale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme