Raportimi i Klanit: Pas publikimit të pamjeve, IPK aktivizohet për rastin e policit në Istog (VIDEO) NULL NULL 07.11.2025 20:24 07.11.2025 20:24 Foto ilustruese Pas publikimit të pamjeve nga Klankosova.tv që tregojnë një incident ku i përfshirë është një polic në Istog, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është aktivizuar për të hetuar rastin. Në një përgjigje për redaksinë, ndonëse IPK tha se deri më sot nuk ka pranuar ndonjë ankesë nga qytetari që shihet në video, shtoi se menjëherë pas publikimit të pamjeve në media, institucioni ka nisur veprimet hetimore sipas detyrës zyrtare, për të verifikuar pretendimet që lidhen me sjelljen e zyrtarit policor, raporton Klankosova.tv. “IPK pas publikimit të videos në media ka filluar sipas detyrës zyrtare të ndërmarrë veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore për të verifikuar pretendimet lidhur me sjelljen e zyrtarit policor”, thuhet në përgjigjen e IPK-së. Inspektorati policor tha se mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të integritetit policor dhe adresimit të çdo sjelljeje të papërshtatshme të punonjësve të policisë. /Klankosova.tv “Çu, çu mos ta ni zanin”, qytetari ankohet si e trajtoi policia në Istog (VIDEO)