Lajm i mirë për Liverpoolin, Isaku kthehet në stërvitje NULL NULL 07.11.2025 20:00 07.11.2025 20:00 Alexander Isak do të kthehet në stërvitje me klubin pas tri javësh jashtë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i të Kuqve, Arne Slot, në konferencën para ndeshjeve të fundjavës në Premier Ligë. “Isak do të stërvitet përsëri me ekipin pas tre javësh jashtë. Nëse ke pasur tre javë me rehabilitim, kjo nuk e sjell atë në nivelin ku ishte më parë”, ka deklaruar Sloti. “Edhe pse rehabilitimi ynë ka bërë një punë të jashtëzakonshme, nuk mund të riprodhosh ndeshjet. Përsëri, duhet të them, jepini pak kohë”.