Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri NULL NULL 07.11.2025 16:31 07.11.2025 16:31 Foto nga Policia e Kosovës Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in, kanë realizuar sot një ushtrim të emëruar “ALAMO”, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit. Në njoftimin e Policisë thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt, transmeton Klankosova.tv. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante speciale të Policisë. “Në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, u tha në njoftimin e PK-së.