Shtetasi i huaj dyshohet se u ther me thikë në Gjakovë, kishte dy plagë në trup NULL NULL 05.11.2025 08:39 05.11.2025 08:39 Një shtetas i huaj ka kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Sipas policisë, i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga thika, transmeton Klankosova.tv. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.