Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar me playback (VIDEO) NULL NULL 02.11.2025 11:06 02.11.2025 11:06 Ikona e muzikës shqipe, Sinan Vllasaliu ishte i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova tha se sot estrada është më jo profesionale dhe më e paedukatë. Sipas tij, nëse e ke lexuar parathënien e librit, nuk do të thotë që e ke lexuar librin, pasi sipas tij, estrada sot e ka gjetur një ‘lundrim të qetë’. Vllasali ndër tjerash tha se për këtë arsye, sot estrada është ‘rehatuar me playback’. “Nuk kam shumë komunikim me estradën sepse mënyra e performancës është individuale dhe mundesh mos me u pa me vite të tëra. Është më e vrazhdë, estrada sot është më e paedukatë”, tha Vllasaliu. Ndër tjerash, ai tha se “ka këngëtar që dyjen me ia jep nuk e këndon këngën e vet Live”. Ndiqeni videon nga emisioni: