Zgjedhjet lokale: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në rundin e dytë NULL NULL 02.11.2025 08:07 02.11.2025 08:07 Qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 13 mijë e 357 qytetarë nga 1.8 milionë votues sa janë të regjistruar. Siç raporton Alsat-M, të shtunën të drejtën e votës e shfrytëzuan personat me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara si edhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, transmeton Klankosova.tv. Në kryeqendren e RMV-së, në Shkup, të drejtë vote kanë gjithsejt 474 mijë e 394 votues. Zgjedhjet do të monitorohen nga 1 mijë e 569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore. Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ.