Tahiri: Na duhet një qeveri kompromisi, jo zgjedhje NULL NULL 01.11.2025 16:18 01.11.2025 16:18 Ish-diplomatja, Edita Tahiri, ka thënë që Kosovës i duhet një qeveri e kompromisit, dhe duhen shmangur zgjedhjet. Këto fjalë ajo i tha pas sagës së (mos)formimit të qeverisë, ku po rrezikohet shkuarja sërish në zgjedhje të përgjithshme. “Pse mendoj sa na duhet një qeveri kompromisi dhe jo zgjedhje – sepse duke bërë kompromis nis një lloj pajtimi e bashkëpunimi mes partive politike, ndërsa nëse shkojmë në zgjedhje do të vazhdojnë ndarjet e mospajtimet dhe Kosova do ta vuaj edhe një dëmtim që tashmë e vuajti tash gati një vit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.