A po rikthehet Myers te Trepça? NULL NULL 31.10.2025 11:08 31.10.2025 11:08 Pas humbjes nga Anwil, në kampin mitrovicas duket se kanë nisur lëvizjet e para për përforcime. Burime të sigurta bëjnë të ditur se kryesia e Trepçës ka kontaktuar menjëherë pas ndeshjes me qendrën amerikane, Myers, dhe gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet në “Minatori” gjatë muajit janar. Spekulimet për rikthimin e tij janë shtuar edhe më shumë sot, pasi Myers publikoi një fotografi të fëmijëve të tij me fanellat e Trepçës, ndërsa klubi mitrovicas e ka ripostuar në rrjete sociale, duke pyetur me ironi: “A duhet t’ua japim fanellat e reja të sezonit?” Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për Myers, i cili në 23 paraqitje kishte regjistruar mesatare prej 11.9 pikësh dhe 7.9 kërcimesh, duke qenë ndër më meritorët për shpalljen kampion si edhe fitimin e Kupës së Kosovës.