Deda: Stabilizimi i Bosnjës është mirë për tërë rajonin, Serbisë s’po i pëlqen kjo kthesë e Dodikut (VIDEO) NULL NULL 29.10.2025 21:33 29.10.2025 21:33 Analisti Ilir Deda në “Rubikon” në Klan Kosova tha se stabilizimi i Bosnje dhe Hercegovinës është mirë për tërë rajonin, duke shtuar se Serbisë s’po i pëlqen kjo kthesë e Dodikut. Sipas Dedës, Dodiku “i ka kryer detyrat e shtëpisë”, sepse siç tha ai, është marrë vesh me amerikanët. Stabilizimi i Bosnje Hercegovinës, sipas Dedajt, duhet të jetë mësim për Kosovën, sepse sipas tij nuk mund më ta konsiderojmë Bosnjën shtet “jo funksional”. “Shtetet e Bashkuara duan partner dhe duan të merren vesh me njerëzit kudo që janë, Bosnja kthehet ne orbitën amerikane, dhe natyrisht që Dodiku që është bërë kryeministër me tenka të NATO-s në Banjallukë, ka mbërri marrëveshje me ShBA dhe rezultatet po shihen”, tha Deda. Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje: