Shala u premton përkrahje dhe bashkëpunim producentëve NULL NULL 29.03.2016 13:27 29.03.2016 13:27 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim Blerta Bashollin, kryetare e Shoqatës së Producentëve të Kosovës, të shoqëruar nga Shkumbin Istrefi dhe Fatmir Spahiu. Drejtuesit e kësaj shoqate kanë njoftuar ministrin Shala me qëllimet dhe objektivat e kësaj shoqate, dhe u shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë më MKRS-në, në funksion të përmirësimit të mëtejmë të kushteve për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës. Ministri Shala u premtoi bashkëpunim në funksion të krijimit të një klime sa më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë së Kosovës. Ai gjithashtu është shprehur se MKRS-ja ka rritur dukshëm përkrahjen për kinematografinë e Kosovës, veçmas me rritjen e buxhetit, dhe synon që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Klan Kosova. Më tej, ministri Shala drejtuesit e kësaj shoqate i informoi me punët që po bën MKRS-ja për përmirësimin e legjislacionit në fushën e kinematografisë dhe kulturës. Në funksion te kësaj, u shpreh Shala, Ligji për Kinematografinë së shpejti do të shkojë në Parlament për lexim të dytë, dhe me miratimin e tij, shumë çështje që lidhem me fushën e kinematografisë do të rregullohen më mirë. Drejtuesit e kësaj shoqate u njoftuan edhe me Ligjin për Sponzorizime dhe Donacione, i cili gjithashtu është në procedurë. Ndërmjet ministrit Shala drejtueseve të kësaj shoqate u bisedua edhe për iniciativën për themelimin e një Fondi për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, me çka Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017. Drejtuesit e kësaj shoqate e përgëzuan ministrin Shala për këtë nismë, dhe u shprehën se ky fond, i cili, garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në vendin tonë për realizimin e projekteve filmike, është jashtëzakonisht i dobishëm për afirmimin e mëtejmë të artit dhe kulturës së Kosovës.