Rryma e papaguar: Shkollat e Prishtinës me 200 mijë € borxh (VIDEO) NULL NULL 29.10.2025 20:55 29.10.2025 20:55 Puna e Buxhetit i nxori shumë telashe komunës së Prishtinës e cila s’pati para t’ia paguajë faturat e rrymës disa shkollave që përkohësisht mbetën pa energji elektrike. Kjo punë megjithatë u zgjidh disi, përkohësisht, raporton Klan Kosova. Nga KEDS-i nuk treguan borxhin total që e ka komuna. Por, televizioni merr vesh se vetëm për shkollat e kryeqytetit, shuma e rrymës së papaguar kalon 200 mijë euro. Sidoqoftë, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të enjten do të diskutohet edhe për miratimin e Buxhetit të Prishtinës si dhe dy komunave të tjera, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Mësoni detajet në kronikën vijuese: